-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Barrikadat në veri, Kurti: Nga frika i vendosën, nga frika i hoqën

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se barrikadat që u vendosën në veri gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar, ishin vendosur nga frika. Sipas tij, nga frika edhe janë hequr.

“Bindja ime e fuqishme është që nga frika edhe i kanë vendosur e nga frika edhe i kanë hequr”, ka thënë Kurti në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës i ka ofruar Kurtit gjentilesën e saj, duke i dhënë kohë që barrikadat të hiqen pa ndërhyrjen e Policisë së Kosovës.

“Ne kemi ofruar gjentilesën tonë karshi KFOR-it, i cili kërkoi pak më shumë kohë që të hiqen ato pa ndërhyrjen e policisë tonë. Policia jonë do të ndërhynte para vitit të ri nëse nuk do të hiqeshin barrikadat. Ne i dhamë KFOR-it kohën të cilën e kërkoi sepse natyrisht që më mirë është të hiqen pa intervenim”, ka deklaruar kryeministri.

Tutje, ai ka thënë se nuk do t’i gëzoheshin një ndërhyrjeje të mundshme të Policisë.

“Pra nuk është që ne i gëzoheshim intervenimit të policisë, ne dëshironim që KFOR-i, i cili për 23 vite vazhdimisht ka afirmuar lirinë e lëvizjes, ta sigurojë atë dhe u bë mirë që ata që i vendosën barrikadat edhe i hoqën ato”, ka thënë Kurti. /Express

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit