Një i mitur me origjinë shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti, ditën e krishtlindjeve në Itali.
Mediat italiane raportojnë se viktima është 8-vjeçari Oriel Skura i cili është përplasur nga një automjet anës rrugës në fshatin Foggia di Borgo Segezia të Napolit.
Pas ngjarjes, prindërit e 8-vjeçarit kërkojnë të vërtetën dhe drejtësi mbi ngjarje pasi Orieli është përplasur në anë të rrugës dhe se drejtuesi i automjeti ishte me shpejtësi skëterrë.
‘Prindërit janë të dëshpëruar dhe familjarëve i ka lënë një boshllëk të madh ndarja nga jeta e Orielit’, raporton Italy News 24.