-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë ndodhi brenda PD-së? Açka për “5Pyetjet.al”: Provokimi, diversioni dhe Basha

Kryesoret

Nga Dylber Balla

Mbrëmja e djeshme deri pas mesnate në orët e para të ditës së sotme ishte e tensionuar në selinë e re të PD-së ku është vendosur grupimi i vulës dhe logos. Debate dhe akuza brenda. Sharje dhe kërcënime jashtë, nga militantët e Lulzim Bashës kundër një pjesë të deputetëve të PD-së që nuk ishin dakord që kryetari i ri të zgjidhej tani, kaq shpejt, pa kaluar më parë në një analizë duke nisur nga baza.

Por çfarë ndodhi brenda Kryesisë? Për të mësuar më shumë për këtë debat, “5Pyetjet.al” kontaktoi me zonjën Flutura Açka, e cila ishte pro që zgjedhjet për lidershipin e ti të bëhen në fund të korrikut, ashtu si “Degët”. Deputetja e PD-së dha versionin e saj, jo vetëm për situatën dhe për akuzat se jashtë kishte presione, por edhe lajmet në media duke mohuar se një moment kur një pjesë e deputetëve u ngritën dhe u larguan, të ketë thënë “u çuan dhe ikën këta palaçot”.

Intervista me deputeten Flutura Açka;

A është e vërtetë që ju i jeni drejtuar grupit të deputetëve që u larguan nga mbledhja me fjalët “u çuan dhe ikën këta palaçot”?
Jo. Jo. Është një fjalë që nuk e nxjerr nga goja. Si mund ta them unë këtë fjalë. Kam qenë e indinjuar se m’u duk një diversion i pavend. Secili ka lirinë e vet për t’u shprehur, por të provokosh sikur diçka ndodhi. Të gjesh arsye të bësh diversion kjo nuk m’u duk e momentit. 9 orë mbledhje. Isha edhe me grip. Të gjesh pretekst në këtë moment…!!! Dhe mund të jem rënduar, por këtë fjalë nuk e kam thënë.

Gjatë kohës që ishit në mbledhje keni ndjerë presion nga jashtë?
Jo. Jo. Pashë nja dy momente, kanë qarkulluar njerëz nga xhami. Por brenda, jo. Kanë qenë të gjithë gazetarët jashtë. Unë kam dalë jashtë vetë, shkova deri në zyrë për të marrë një material dhe nuk kam pasur asnjë lloj friksioni.

A është kjo një tjetër çarje brenda PD-së?
Nuk e besoj. Ne debate kemi pasur edhe herë tjetër. Ne jemi Partia Demokratike, njerëzit kanë të drejtë të flasin sikur e mendojnë. Problemi ishte tek afati. Kjo na pengonte. Të linim një afat më të gjatë gjashtë muaj për procesin zgjedhor. Disa mendonin se është shumë i lodhshëm për demokratët, disa thonin më shpejt, disa mendonin se mund t’i jepte akses më shumë zotit Basha. Debate të kësaj natyre kanë qenë dhe janë normale. Por nuk mendoj se do të ketë një tjetër skizë brenda PD-së, do të ishte shumë e trishtueshme. Kemi pasur momente shumë të rënda.

Ju mendoni se ka vend për rikthimin e Bashën?
Kush jam unë që ta gjykosh këtë gjë?! Kam skepticizmin tim se çfarë do të sjellë të re Basha nëse do të rikthehet. Por ky nuk është momenti, ne sot flasim për procesin, emrat do të jenë më vonë. Nuk e dimë kush do të hyjë në garë. Ndoshta një nga diaspora, apo një intelektual. Keqkuptimi që ka ndodhur mbrëmë ka ndodhur tek emrat. Ne duhet të flisnim për procesin. Duhet transparenca. Duhet të jemi të hapur. Të monitorojmë këtë proces me detaje. Këtu do të ndryshojë PD. Nëse nuk ndodh kjo, është një proces që nuk të çon gjëkundi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit