-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Biden njofton masa të reja kundër emigracionit të paligjshëm në SHBA: Ja kushtet që duhet të plotësojnë emigrantët!

Kryesoret

Presidenti amerikan Joe Biden ka vendosur masa kundër emigrantëve që përpiqen të hyjnë pa autorizim në Shtetet e Bashkuara nëpërmjet Meksikës, ndërkohë që do të ofrohet mundësia për të hyrë në mënyrë të ligjshme deri në 30 mijë persona në muaj nga Venezuela, Nikaragua, Kuba dhe Haiti.

Këto masa janë marrë në mënyrë që autoritetet kufitare të kenë mundësinë të kontrollojnë personat që hynë në mënyrë të paligjshme dhe të kenë mundësinë të risjellin sërish në fuqi marrëveshjet dypalëshe midis shteteve, nga të cilat largohen shtetasit e tyre.

Rregulli i vendosur është që emigrantët azilkërkues që kalojnë përmes një vendi të tretë duhet të provojnë se nuk i është dhënë mbrojtja e kërkua në atë vend që kanë emigruar përpara se të kërkojnë azil në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Personave që vinë nga Venezuela, Nikaragua, Kuba dhe Haiti për në SHBA do t’u lejohet të aplikojnë për hyrje të ligjshme, bazuar në autorizimin për falje humanitare, i cili po ushtrohet aktualisht për të pranuar emigrantë nga Afganistani dhe Ukraina.

Aktivistët të cilët merren me çështjet e emigracionit i janë kundër përgjigur këtij ligji pasi  janë të mendimit që këto politika kufizojnë në mënyrë të padrejtë mbrojtjet për azilin e garantuar në ligjin ndërkombëtar.

Emigrantët që vinë nga Nikaragua, Kuba, Haiti duhet të kenë sponsorë financiar me rezidencë në në SHBA dhe duhet të kalojnë kontrollet e historikut, vetëm në këtë mënyrë mund të udhëtojnë në rrugë ajrore. Atyre do u lejohet të jetojnë e të punësohen ligjërisht në SHBA me të drejta të plota, me baza të përkohshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit