Autori i dyshuar për plagosjen e dy serbëve në Shtërpcë është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Pas ngjarjes ka ardhur dhe reagimi i ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Mehaj ka konfirmuar se autori i dyshuar i plagosjes së 2 serbëve është pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Ai gjithashtu shtoi se në lidhje me rastin janë duke u marrë organet e sigurisë dhe drejtësisë.
“I njëjti do ta trajtohet edhe sipas rregulloreve dhe ligjeve që kemi në fuqi në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë”, ka shkruar ai në Facebook.
Ministri kosovar ka shprehur edhe keqardhje për rastin.
“Të plagosurve, u uroj shërim sa më të shpejtë. Raste si kjo janë të izoluara, por si të tilla nuk guxojnë të ndodhin. Ministria e Mbrojtës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës mbeten të përkushtuar për t’i shërbyer qytetarëve tanë pa dallim”, ka përfunduar Mehaj.