-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Manchester United sytë nga Joao Felix, kërkon huazimin e tij

Kryesoret

Manchester United është duke u munduar me të gjitha forcat që ta transferojë Joao Felixin gjatë këtij muaji.

Mediumi “Relevo” raporton se “Djajtë e Kuq” po planifikojnë ta huazojnë lojtarin portugez deri në fund të sezonit.

Në këtë mënyrë, gjiganti britanik është i gatshëm t’ia japë Atletico Madridit 4 milionë euro dhe që ta paguajë rrogën e lojtarit për pjesën e mbetur të sezonit.

Sidoqoftë, “Los Colchoneros” i kërkojnë tre herë më shumë se kjo ofertë, ndërsa nuk e përjashtojnë mundësinë që Felix të mbetet në klub.

Përfaqësuesi portugez nuk e ka treguar veten sa duhet në “Wanda Metropolitano” edhe pse Atletico i ka shpenzuar mbi 100 milionë euro për kartonin e tij.

Lojtari është i interesuar të lëvizë nga Madridi dhe më i mundshëm është transferimi i tij në Premier League, aty ku kualiteti është i lartë dhe kushtet e klubeve janë më të mira.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit