-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ditëlindja e zezë! Çfarë ndodhi pas 8 Janarit dhe ku po shkon PD-ja?

Kryesoret

Një vit iku shumë shpejt, por drama që kaloi Partia Demokratike do më shumë se 12 muaj të harrohet. Këtu nuk e kemi fjalën për krizën që ende po zgjat, por për dhunën që u regjistrua 8 Janarin e vitit të kaluar brenda selisë së PD-së.

Ish-kryeministri Sali Berisha me mbështetësit e tij u drejtuan atë ditë për të marrë në dorë kontrollin e selisë që mbahej me forcë, konkretisht dyer të blinduara nga Lulzim Basha. Tensioni nisi me incidentin kundër Roland Bejkos për të vijuar më pas me hunj, gurë, dhe një “dash” hekuri kundër dyerve dhe dritareve të selisë.

Brenda ishte Lulzim Basha dhe një pjesë e anëtarëve të grupit. Situata agravoi keq. Aq sa deputetët në krah të Bashës që ishin brenda njoftuan policinë. Forcat speciale shpërndanë protestuesit me gaz lotsjellës. Pas disa orësh luftë, grupi i Sali Berishës u tërhoq. Shtëpia e demokratëve ishte shkatërruar. Nga vetë ata.

Lulzim Basha që po mbante vulën me forcë dhe Sali Berisha që besonte se i takonte atij pas Kuvendit të 11 Dhjetorit u pyetën nga prokuroria për ngjarjen. Një vit më pas nuk ka asnjë fajtor. Pas 8 Janarit erdhi 6 Marsi. Atë që nuk e bëri Sali Berisha me forcë, e bënë demokratët me votë.

Në zgjedhjet e pjesshme, grupi i Berishës që kandidoi në koalicion me LSI-në fitoi Shkodrën, ndërsa PD-ja e drejtuar nga Lulzim Basha dështoi me sukses duke dalë forcë e fundit. Lulzim Basha tentoi ta kalonte në heshtje humbjen, por erdhi radha e “besnikëve” brenda partisë ta vendosnin me shpatulla pas murit duke i kërkuar dorëheqjen.

Lulzim Basha tha se po bënte një hap pas duke dhënë dorëheqjen dhe Sali Berisha vrapoi duke shkuar në seli si triumfues. Por çështja është ende në gjyq. Sot PD-ja “ka” tre kryetarë. Sali Berisha, që e ka njohur shkalla e parë, Enkelejd Alibeaj i komanduar që pret vendimin e Apelit dhe Lulzim Basha që ende në gjykatë figuron me letra si udhëheqës i forcës më të madhe në opozitë.

Një vit më pas, çështja nga dhuna për selinë, tani zvarritet në Apel për vulën. Por përpara janë zgjedhjet e 14 Majit, një betejë më e madhe se 6 Marsi i vitit të kaluar. Demokratët janë më të përçarë se kurrë dhe sërish po përgatiten për të shkuar në zgjedhjet lokale me dy kandidatë duke i dhuruar me shumë gjasa një tjetër fitore Edi Ramës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit