Për herë të parë që pas plagosjes së 2 serbëve në Kosovë ka ardhur reagimi nga familja e ushtarit të FSK-së, Azem Kurtaj.
33-vjeçari plagosi 2 të rinj serbë në Shtërpcë duke u justifikuar se veprimi i tij ishte për vetëmbrojtje.
Xhaxhai i Azemit, Afrimi në një bisedë për “Nacionalen” u shpreh se nipit të tij i ishte bllokuar rruga dhe ai për vetëmbrojte ka qëlluar ndaj tyre.
“Të gjithë jemi të shqetësuar për rastin. Pak dimë edhe ne, por e dimë që iu ka blloku rruga edhe në mbrojtje ka gjuajtur. Ai (Azemi) ka qenë duke kalu andej. Arma sigurisht që ka qenë me leje”- tha Afrim Kurtaj.
Të njëjtin qëndrim kishte edhe avokati i të dyshuarit, i cili sqaroi se gjendja emocionale e Kurtaj-t është e rëndë pas asaj që ka ndodhur të premten pasdite.
Sipas asaj që i ka thënë ushtari veprimi u bë për vetëmbrojtje.