-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plagosja e 2 serbëve në Kosovë, Grenell shpërndan postimin e Kurtit

Kryesoret

Ish i dërguari special i ish-presidentit të SHBA, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar pas ngjarjes së djeshme në Shtërpcë ku dy të rinj serbe u plagosën me armë zjarri nga një ushtar i FSK-së.

Këshilltari i Trumpit ka shpërndarë disa postime në Twitter lidhur me ngjarjen duke theksuar se dhuna duhet të dënohet nga të gjithë.

Grenell i ka bërë retweet edhe reagimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në të cilin thuhej: “Dënoj pa mëdyshje sulmin ndaj dy shtetasve të Kosovës sot në Shtërpcë. Një i dyshuar është arrestuar dhe do të trajtohet menjëherë dhe me drejtësi nga sistemi ynë i drejtësisë. Përgëzoj policinë e Kosovës për veprimin e shpejtë dhe angazhimin e plotë në garantimin e sigurisë së të gjithëve, pa diskriminim”.

Në incidentin në Komunën e Shtërpcës janë plagosur dy të rinj dhe menjë herë pas ngjarjes ka pasur reagim e të shumta.

Gjithashtu, Grenell ka shpërndarë edhe postimin e artistit dhe gazetarit nga Kosova, Gani Jakupi.

Jakupi tha se në një kohë kur mediat në Kosovë nxitojnë të dënojnë rastin e plagosjes së dy të rinjve, Grenell ka ri shpërndarë reagimin e Albin Kurti duke shtuar se veprimi i Grenell duhet t’i bëjë të gjithë të mendojnë me kujdes.

Jakupi ka shtuar se Grenell e ka “rrëzuar” qeverinë e Kurtit, por megjithatë ka vepruar me maturi në këtë rast.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit