-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po punonte në spital, ndërron jetë mjeku në Pejë

Kryesoret

Një mjek i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë ka ndërruar jetë këtë të shtunë në vendin e tij të punës.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e Kosovës, të cilat citojnë burime nga Prokuroria Themelore në Pejë.

Sipas burimeve dyshimet fillestare janë për vdekje natyrale.

Zëdhënësi i prokurorisë, Shkodran Nikçi u shpreh se për t’i hequr të gjitha dyshimet Prokurori i Shtetit ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të kontrollohen pamjet e kamerave të sigurisë.

“Prokurori i Krimeve të Rënda dhe Policia e Kosovës kanë dal në vendin e ngjarjes. Dyshimet fillestare janë se është vdekje natyrale. Mirëpo, për t’i hequr te gjitha dyshimet, Prokurori i Shtetit ka kërkuar nga Policia e Kosovës të kontrollohen të gjitha pamjet e kamerave të sigurisë”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkaqet e vdekjes së mjekut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit