Zhdukja e Ervis Martinajt vijon që të jetë mister dhe për këtë vit që u nis ashtu sikur u mbyll 2022-shi. Një nga problemet për të arritur te gjurmët e biznesmenit është edhe fakti që dy prokurori hetojnë veçmas duke mos bashkuar forcat.
Prokuroria e Kurbinit e kërkon për të vdekur pas denoncimit për zhdukjen dhe SPAK e kërkon të gjallë për operacionin “Plumbi i Artë”.
Ish-drejtuesi i Krimeve të Rënda, Eugen Beci u shpreh për “5pyetjet.al” se SPAK duhet të bashkojë dy dosjet. “Unë besoj se SPAK 5 minuta e ka këtë punë, duhet ta bashkojë dosjen” tha ai.
Por cili është fundi i “mbretit” të basteve? “Kur nuk ke prova nuk e thua dot të sigurt. Por duhet të kalojë të gjithë versionet, duhet hetuar.
Nëse nuk ke provë, nuk thua as njërën dhe as tjetrën. Bindja është se nuk besoj se është më gjallë” tha ai më tej.
Për kontrollet në shtëpinë e biznesmenit në Fushë Kuqe, Beci thotë se “e para shkuan shumë vonë, e dyta kjo është procedurë rutinë dhe e treta është një abuzim me median”.
Arsyeja? “Thuhet jo ishte (Ervis Martinai) për Krishtlindje në shtëpi që të mos e gjejnë aty…etj.
Duhet të jemi me këmbë në tokë, nuk është çmendur njeri që të vetëzhduket dhe të shkojë për festë në shtëpinë e vet.
Plus ai nuk feston. Çfarë krishtlindjesh do të festonte ai?” u shpreh ish-drejtuesi i Krimeve të Rënda për “5pyetjet.al”.
Ku e çove Vis Martinajn? Hileja e agjentit që u kthye në spiun, si e drodhi tre herë?