Një 59-vjeçar ka mbërritur i plagosur në Spitalin e Sarandës ditën e sotme.
Policia njofton se personi është një 59-vjeçar Musa Haxhi dhe dyshohet se është vetë-plagosur me armë gjahu në banesën e tij në fshatin Bamatat, Delvinë.
Ai tashmë është transportuar te spitali i Traumës me helikopter pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar. Saçmat e pushkës i kanë dëmtuar mushkëritë
Mësohet se shkak është bërë një debat në familje pas së cilës 59-vjeçari ka tentuar t’i japë fund jetës duke qëlluar veten me armë.
Haxhi mësohet se ishte i divorcuar nga gruaja me të cilën kishte dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.
Para se të qëllonte veten i ishte drejtuar familjarëve: S’dua asnjë nga ju, vetëm djalin.
Pritet që policia të marrë në pyetje familjarët e 59-vjeçarit për të kuptuar motivin e ngjarjes, që çoi deri në tentativën e Musa Haxhiut për të vrarë veten.