Kina ka rihapur kufijtë e saj dhe ka hequr masat e karantinës për vizitorët që hyjnë në këtë shtet, pas gati tre vjetësh, edhe pse vendi po lufton me një valë të re të koronavirusit.
Udhëtarët e parë në Kinë u shprehën të lehtësuar që nuk duhej të kalonin nëpër masat e detyrueshme të karantinës.
Po ashtu kinezët nxituan të planifikonin udhëtime jashtë vendit pasi zyrtarët njoftuan muajin e kaluar nisën lehtësimin e masave, pas protestave kundër politikave për përballje me pandeminë.
Por, ndryshimi i papritur i politikës kundër koronavirusit, ekspozoi ndaj virusit shumë nga 1.4 miliard banorët e Kinës, duke nxitur një valë të re infektimesh që ka mbingarkuar spitalet, ka zbrazur raftet në barnatore dhe ka shkaktuar një alarm ndërkombëtar.
Rritja e pritshme e numrit të turistëve ka bërë që më shumë se shumë shtete në mbarë botën të kërkojnë që vizitorët nga Kina të paraqesin teste negative për COVID-19.
Kina i ka quajtur kufizimet e udhëtimit të vendosura nga vendet e tjera “të papranueshme”.