-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po luante në oborrin e shtëpisë së saj, pitbulli sulmon për vdekje 7-vjeçaren në SHBA

Kryesoret

Një vajzë 7-vjeçare në Luiziana ndërroi jetë tragjikisht pasi u sulmua në oborrin e shtëpisë së saj nga pitbulli i fqinjit.
Sandy Davila ishte duke luajtur në oborrin e shtëpisë së saj pasditen e së premtes kur pitbulli hyri në zonë dhe e sulmoi me egërsi.

Një anëtar i familjes së 7-vjeçarit ka tentuar ta largojë pitbullin me shkop, por pa rezultat.

Sipas New York Post, 7-vjeçarja u dërgua në spital me plagë të shumta të shkaktuara në fytyrë dhe kokë dhe vdiq pak më vonë.

“Fëmija im. Ai është vetëm 7 vjeç. Drita në zemrën time. Nuk ka fjalë për të përshkruar ndjenjat e mia. Familja jonë është e shkatërruar. Lutuni për ne. Lutuni që të ndjekin penalisht pronarët”, shkruan në Facebook nëna e 7-vjeçares .

“RIP e dashur Sandy Elizabeth. Ajo ishte shtatë vjeçe dhe na e morën në mënyrën më brutale. Bota është një vend i dhunshëm. Ti ishe drita në zemrën time”, shprehet i pikëlluar babai i 7-vjeçares me postimin e tij në Instagram.

Punonjësit e policisë që kanë mbërritur në shtëpinë e familjes së 7-vjeçarit kanë gjetur pitbullin me gjak në kokë dhe në trup.

Gjithashtu në oborr është gjetur një sasi e konsiderueshme gjaku.

Në të njëjtën ditë, qeni është eutanizuar siç ka bërë të ditur një përfaqësues i komunës ku jetonte 7-vjeçari fatkeq.

Pronari i pitbullit , 20-vjeçari Eric Lopez u tha oficerëve se ishte larg kur ndodhi tragjedia, duke pranuar se e kishte lënë të ecte nëpër lagje pa mbikëqyrje.

Në dosjen e çështjes thuhet se shtëpia e 20-vjeçarit ku banonte pitbulli ishte rreth 70 metra larg shtëpisë së Sandy-t pa asnjë gardh.

Pronari i Pitbull u akuzua për vrasje nga pakujdesia për dështimin në frenimin e qenit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit