-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lajçak takim me Escobar, bisedojnë për hapat e mëtejmë për dialogun Kosovë-Serbi

Kryesoret

I dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak ka zhvilluar sot një takim me emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar me të cilin ka biseduar për hapat e mëtejmë në dialog.

Lajçak në një postim në Twitter ka thënë mezi pret bashkëpunimin e ngushtë me Escobarin.

“Harta e hapave të mëtejshëm në dialog me kolegun dhe mikun tim amerikan nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Escobar. Mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë shumë të ngushtë në vitin 2023”, ka shkruar Lajçak.

 

Lajçak sot ka takuar edhe Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyin me të cilin gjithashtu ka biseduar për dialogun Kosovë-Serbi.

Një ditë më parë Lajçak dhe Escobar në selinë e NATO-s kanë zhvilluar një takim të dobishëm me zëvendëssekretarin e Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana.

“Diskutuam zhvillimet e fundit në dialog, duke përfshirë veriun e Kosovës, bashkëpunimin BE-SHBA-NATO dhe rrugën përpara. Mirënjohës për mundësinë për të adresuar gjithashtu bashkërisht çështjet në NATO”, shkroi Lajçak.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit