-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rritja e frikshme e infektimeve me Covid-19, OBSH rekomandon mbajtjen e maskave në aeroporte!

Kryesoret

Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë rekomanduar se shtetet duhet të konsiderojnë vendimin që pasagjerët të mbajnë maska në fluturimet me distanca të gjata, duke pasur parasysh përhapjen e shpejtë të nënvariantit më të fundit Omicron të COVID-19 në Shtetet e Bashkuara.

Ata kanë bërë me dije se në Evropë, nënvarianti XBB.1.5 u zbulua në numër të vogël i cili po vjen gjithmonë e më shumë në rritje, shkruan Reuters.

XBB.1.5 – nënvarianti më i transmetueshëm i Omicron i zbuluar deri më tani – përbënte 27.6% të rasteve të COVID-19 në Shtetet e Bashkuara deri në 7 janar.

Ishte e paqartë nëse XBB.1.5 do të shkaktonte valën e vet të infeksioneve globale. Ekspertët thonë se vaksinat aktuale vazhdojnë të mbrojnë kundër simptomave të rënda, shtrimit në spital dhe vdekjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit