-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U mor i pandehur nga SPAK/ Mediu thyen heshtjen për Gërdecin, tregon çfarë ndodhi 15 ditë para shpërthimit!

Kryesoret

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka folur lidhur me ngjarjen e Gërdecit, pasi u mor i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre.

Mediu ka pohuar nuk ekziston asnjë shkresë e vetme komunikimi e tij, familjes apo stafit të tij me personazhet që merreshin me demontimin e municioneve në Gërdec.

Sakaq ka shtuar se 15 ditë përpara se të ndodhte tragjedia, është bërë një analizë për armatim-municion në shtab dhe Gërdeci funksiononte në mënyrë perfekte.

“Ka dy qëndrime në Këshillin e Sigurisë Kombëtare edhe 15 ditë para se të ndodhte demontimi nga autoritetet më të larta ushtarake të cilët thonë që Gërdeci funksiononte si farmaci ishte perfekt dhe i shtymë që të vazhdonin procesin. Për më tepër 15 ditë përpara se të ndodhte tragjedia, në një analizë për armatim-municionin në shtab është mbajtur një mbledhje me autoritetet të më larta ushtarake ku kryeinxhinieri i Mjekësit ka kërkuar mbështetje për furën e Namës së Mjekësit dhe përgjigjja ka qenë: po të jetë për furrën e Namës unë e kam 100 herë më të mirë atë që ndodh në Gërdec”, tregoi Mediu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit