Pasi nisi luftën në Ukrainë, Rusia mori sanksione të ndryshme nga vende të ndryshme.
Edhe në botën e sportit u vendosën disa sanksione për Rusinë, ku UEFA dhe FIFA vendosën pezullimin e tyre nga aktivitetet ndërkombëtare sportive.
Rusët nuk mund ta pranonin këtë gjë dhe dërguan çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, CAS të Lozanës ku shpresonin të merrnin një përgjigje pozitive.
Por CAS doli në një përfundim dhe mori një vendim zyrtar duke e konsideruar të drejtë veprimin e UEFA-s dhe FIFA-s.
“Vendimi i marrë nga UEFA ishte i arsyeshëm, i përmasave të pranueshme dhe mundësisht i nevojshëm për të formalizuar evente ndërkombëtare të një futbolli të sigurt, të mbrojtur dhe të zhvilluar me rregull. Paneli vlerëson se vendimi nuk ka shkelur statutet e UEFA-s dhe as dispozitat e detyrueshme të ligjeve zvicerane dhe nuk ishte përdorim i padrejtë i fuqisë drejtuese të UEFA-s. Ai është mes kompetencave që ka UEFA për të marrë vendime që promovojnë objektivat e saj statutorë”, shkruan CAS.