-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E PLOTË/ Skema me 1.2 mln Euro që arrestoi sekretarin me drejtorin e “Financave” dhe përmbaruesin

Kryesoret

Pasditen e djeshme u arrestuan numri dy i ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Arlind Gjokutaj së bashku me drejtorin Juridik, Fatmir Hoxhaj dhe Alban Rulin përmbarues. Arrestimet vijnë pas prangosjes pak kohë më parë të Ilir Thanës, i cili akuzohet për mashtrim.

“Avulluan” 1.2 mln €! Kush është ish-drejtori i Doganave që iu vunë hekurat sot në Tiranë?

Në momentin që Thana u arrestua nisën hetimet për zyrtarët e zyrës përmbarimore dhe Ministrisë së Financave, të cilët me veprimet e bëra në kundërshtim me ligjin kanë shkaktuar një dëm ndaj buxhetit të shtetit që raportohet se kap shifrën e 1.2 milionë eurove.

Por për çfarë akuzohet konkretisht?

Dy zyrtarët Gjokutaj dhe Hoxhaj firmosën në shtator të vitit të kaluar dokumente duke e trajtuar Thanën si ish-pronar, por që nuk e kishte një status të tillë. Pikënisja është një kontratë mes Ilir Thanës dhe Drejtorisë së  Shërbimit Qeveritar për privatizimin e një objekti magazinë nr.2 në vitin 1992. Në vitin 2015 Ilir Thana ka përfituar 284.139 lekë për këtë dosje.

Prokuroria: Provat, përse u arrestua sekretari i “Financave” dhe dy drejtorët

Por nuk e ka lënë me kaq duke iu drejtuar Zyrës Përmbarimore e cila në kundërshtim flagrant me ligjin ka vlerësuar në vitin 2022, objektin magazinë dhe truallin për një vlerë të përgjithshme prej 145.867.920 duke trajtuar si ish-pronar Ilir Thanën në një kohë që nuk ka qenë asnjëherë me këtë status. Prokuroria thotë se gjithë vlera e përcaktuar për t’ju dhënë Ilir Thanës është në kundërshtim me ligjin dhe cenon buxhetin e shtetit në rreth 1.200.000 euro.

Sa lekë mori?

Nga kjo shumë, Ilir Thana mori vetëm 48.118.366 lekë. Sekretarit të Përgjithshëm, përmbaruesit dhe drejtorit, ai iu dha ryshfet 82.000.000 lekë.

Pjesa tjetër e parave Ilir Thanës do t’i kalonte në muajt në vijim me procedurë të përshpejtuar, por skema e mashtrimit u zbulua dhe denoncua.

FOTO/ Ky është përmbaruesi që u arrestua sonte me sekretarin dhe drejtorin e “Financave”

Ministria e Financave ka kaluar në favor të Ilir Thanës shumën prej 48.118.366 lekësh. Nga kjo shumë është e provuar se 25.000.000 lekë kanë kaluar në favor të një gruaje me inicialet Sh.P.

1.2 mln Euro dëm! Si e “dorëzoi” ministrja sekretarin në qeli?

Prokuroria ka urdhëruar sekuestrimin e shumës së kaluar ndaj Ilir Thanës dhe llogarisë qëllimore të përmbaruesit, duke arritur të sekuestrojë deri në këtë fazë të hetimeve rreth 22.000.000 lekë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit