-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi ndaj institucioneve në Brazil, Gjykata e Lartë do të hetojë ish-presidentin Bolsonaro

Kryesoret

Gjykata e Lartë e Brazilit ka rënë dakord të hetojë nëse ish-presidenti, Jair Bolsonaro nxiti turmën e ekstremit të djathtë që sulmoi Kongresin e vendit, gjykatën e lartë dhe zyrat presidenciale, një përshkallëzim i shpejtë në hetim që lë të kuptohet se ish-udhëheqësi mund të përballet me pasoja ligjore për ngjarjet.

Gjykatësi Alexandre de Moraes pranoi një kërkesë nga zyra e prokurorit të përgjithshëm për ta përfshirë zotin Bolsonaro në hetimin e ngjarjeve, duke përmendur si argument një video që ish-presidenti e kishte postuar në Facebook dy ditë pas trazirave.

Ai pretendonte në video se presidenti aktual Luiz Inácio Lula da Silva nuk u zgjodh në detyrë, por u caktua nga Gjykata e Lartë dhe autoriteti zgjedhor i Brazilit.

Ndërkohë ish-ministri i Drejtësisë i Brazilit Anderson Torres, i cili ishte përgjegjës për sigurinë publike në Brazilia gjatë sulmit ndaj ndërtesave qeveritare një javë më parë, u arrestua në kryeqytet të shtunën me dyshimin për “mosveprim” dhe “bashkëpunim të heshtur”.

Zoti Torres u arrestua pasi u kthye në Brazil të shtunën. Ai kishte qenë me pushime në Florida, ku kishte udhëtuar edhe ish-shefi i tij, ish-presidenti i ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro, pasi humbi zgjedhjet e vitit të kaluar.

Ish-ministri tha të enjten se provat e paraqitura nga policia ishin nxjerrë jashtë kontekstit kur shtëpia e tij u bastis këtë javë.

Anëtari i Gjykatës së Lartë, de Moraes e urdhëroi arrestimin e zotit Torres të martën./VOA/

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit