Napoli fitoi mbrëmjen e djeshme kundër Juventusit me një rezultat shkatërrimtar 5-1 bardhezinjve.
Një nga humbjet më të thella të 30 viteve të fundit për ekipin e Juves.
Bardhezinjtë herën e fundit që kishin pësuar 5 gola ishte në vitin 1993 nga Pescara me trajnerin aktual të Juventus, Allegrin që ishte një nga golashënuesit.
Por ky rezultat nuk solli vetëm entuziazëm për tifozët e Napolit dhe zhgënjim për tifozët e Juventus.
Fitorja e Napolit pasuroi një tifoz të Romës i cili kishte vendosur bast që Napoli do mundte Juventusin me rezultatin e saktë 5-1.
Me koeficientin 105, tifozi vendosi 350 euro dhe në fund mori në shtëpi 36,750 euro.
Fitorja i jep mundësinë Napolit që të shkëputet në krye të Serie A.