Një automjet është përfshirë nga flakën e zjarrit në lagjen muzeale “Kala” në Berat.
Pronari i automjetit tipit “Pezho”, Stafano Bodo kishte parkuar automjetin ku më pas u përfshi nga flakët.
Sipas njoftimeve të fundit drejt Kalasë së qytetit u nisën menjëherë 4 mjete të Repartit të Zjarrëfikësve Berat.
Kjo, jo vetëm për faktin se rreth këtij mjeti kishte edhe makina të tjera të parkuara por edhe për shkak të afërsisë së mjetit drejt banesave.
Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme e zjarrëfikësve, u bë i mundur lokalizimi i shpejtë i flakëve dhe shuarja e zjarrit në një kohë të shkurtër.
Si rezultat i zjarrit është shkrumbuar tërësisht pjesa e përparme e makinës, ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.
Grupi hetimor është duke kryer edhe veprimet hetimore në vendngjarje, për të zbuluar shkaqet e zjarrit që mendohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.