Prokuroria e Tiranës po vijon hetimet për të zbuluar se kush është pronari i shumës prej 404 mijë eurosh që u zbuluan në tubin e aspiratorit në shtëpinë e pastrueses Rozeta Dobi.
Kjo e fundit ndodhet në pranga bashkë me të birin Havierin, për vjedhjen e shtëpisë së Alda Klosit, ish-shefe e kabinetit të ish- zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj.
Në celularin e të dyshuarës janë zbuluar edhe zyrtarë të tjerë, por edhe qytetarë të thjeshtë, shtëpitë e të cilëve ajo i pastronte prej kohësh.
Të gjitha ata janë thirrur në organin e akuzës dhe disa prej tyre kanë deklaruar se janë vjedhur vetëm bizhuteri.
ndërsa të tjerë kanë deklaruar se në banesat e tyre nuk është marrë asgjë.
Pastruesja ka pranuar se ka vjedhur shumën prej 120 mijë eurosh në shtëpinë e ish-zyrtares Klosi, ndërsa ka mbyllur gojën për të rrëfyer se kujt i përket shuma e majme e parave që u zbulua pas përgjimit të nënë e bir.
Prokuroria e cila po heton krahas vjedhjes edhe për veprën penale të pastrimit të parave, ka urdhëruar kontrollin e disa banesave, ndërsa pret përgjigje nga bankat e nivelit të dytë, për të parë nëse e dyshuara dhe i biri kanë llogari bankare dhe sa është shuma në këto llogari.
49-vjeçarja është e vetmja që mund sqarojë se kush është pronari i shumës së gjetur në aspirator por ajo ka refuzuar të flasë.
Prokuroria i ka ofruar lehtësi në dënimin e të birit, nëse ajo bashkëpunon por që ajo nuk pranuar të flasë.