-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tërhoqi statutet nga Apeli! Zbulohet lëvizja e re e grupit të Alibeajt për vulën e PD-së

Kryesoret

Avokati i grupit të Enkelejd Alibeajt ka reaguar pas deklaratave të Sali Berishës që me tërheqjen e sotme, rivalët brenda partisë njohën kuvendin e 11 Dhjetorit që i dha vulën ish-kryeministrit.

Avokati Indrit Sefa thotë se kjo nuk është e vërtetë dhe se kërkesa për regjistrimin e këtyre ndryshimeve, pra të statuteve të korrikut dhe 18 Dhjetorit të 2021, që sot u tërhoqën nga Apeli, do të depozitohen në Gjykatën e Tiranë brenda kësaj jave.

Lëvizja e sotme, Sefa sqaron se u bë për t’i hapur rrugë Apelit që të vendosë për fatin e vendimit të Shkallës së Parë që njohur Sali Berishën kryetar të PD-së.

Tërheqja e Alibeajt në Apel? Berisha: Pranoni që vulën e kam unë

“E shikoj të domosdoshme të shkruaj këto rrjeshta për të sqaruar dhe qartësuar në mënyrë përfundimtare dhe shteruese veprimet e sotme në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe pasojat e tyre. Në cilësinë e përfaqsuesit të Partisë Demokratike kam ndjekur të gjitha zhvillimet juridike në Gjykatën e Apelit duke kërkuar që kjo e fundit të caktojë datën për gjykimin e vendimit të gjyqtarit Zhukri. Megjithë kërkesat tona institucionale, kjo gjykatë ende nuk ka caktuar një datë për këtë gjykim.

Nisur nga fakti që gjykimi lidhur me kuvendin e 18 dhjetorit mund të përdorej si argument ligjor për mos caktimin e datës së gjykimit të Apelit per vendimit Zhukri, për shkak të lidhjes ligjore ndërmjet këtyre dy cështjeve, me qëllim heqjen e cdo pengese për gjykimin e vendimit Zhukri, zgjodhëm që të heqim dorë nga gjykimi për regjistrimin e ndryshimeve statutore të kuvendit të 18 dhjetorit. Kërkesa për regjistrimin e këtyre ndryshimeve do të depozitohet në Gjykatën e Tiranë brenda kësaj jave. Ndryshe nga sa pretendon Sali Berisha, deri më sot, këta së bashku nuk kanë kërkuar në asnjë rast që Gjykata e Apelit Tiranë të shprehet lidhur me vendimin e Gjyqtarit Zhukri dhe për pasojë zgjidhjen e ngërcit ligjor të krijuar lidhur me legjitimitetin e Kuvendit të 11 dhjetorit.  Nuk ka asnjë kërkesë të tyre drejtuar kësaj gjykate për caktimin e seancës përvec retorikes politike për kapjen e saj nga Rama.

I vetmi person që nuk ka interes që gjykata të shpehet lidhur me ligjshmërinë e vendimit të Gjykatës është pikërisht Sali Berisha. Duke u bazuar në pretendimet e Rithemelimit i kërkojmë atyre që bashkërisht të kërkojmë që Gjykata e Apelit të caktojë datën e seancës dhe të zgjidhim ngërçin ligjor për demokratët dhe për Partinë Demokratike. Le t’i kërkojmë bashkërisht Gjykatës së Apelit caktimin e seancës dhe t’ia nënshtrojmë ligjshmërinë e Kuvendit të 11 dhjetorit gjykimit të saj. Vendimi jo vetëm do të tregojë se si qëndron e drejta por edhe do t’i japë fund njëherë e mirë përdorimit të emrit dhe simboleve të Partisë Demokratike në mënyrë të paligjshme nga Rithemelimi” tha ai.

SQARIM! Gjykata pushon kërkesën e Alibeajt për statutet! Çfarë ndodh tani me vulën e PD-së?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit