-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet në Miami themeluesi rus i shkëmbimit të kriptomonedhave

Kryesoret

Një nga themeluesit dhe aksioneri kryesor rus i bursës kryesore të kriptovalutave Bizlato, Anatoly Legodimov u arrestua të martën në Miami.

Lajmi erdhi sot përmes një njoftimi nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

“Dje, agjentët e FBI-së arrestuan Anatoly Legodimov, themeluesin e Bitzlato, në Miami ,” tha zëvendësprokurorja e përgjithshme Lisa Monaco.

Legodimov, i cili sipas Departamentit Amerikan të Drejtësisë është shtetas i Federatës Ruse dhe banor i përhershëm i Kinës, akuzohet për trafikim të fondeve të paligjshme që kapin vlerën e më shumë se 700 milionë dollarëve.

Sipas zëvendësprokurorit të përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara, serverët e shkëmbimit Bitzlato, i cili është i lidhur me faqen e tregtisë elektronike të darknet, Hydra u sekuestruan si pjesë e një operacioni të përbashkët ndërkombëtar të zbatimit të ligjit. 

Ai theksoi gjithashtu se arrestimi i bashkëthemeluesit të bursës së kriptovalutave dhe veprimet e mëvonshme janë një “paralajmërim” për të gjithë ata që janë të përfshirë në aktivitete të paligjshme në internet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit