-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përballja Ronaldo – Messi, arabi paguan 2.6 milionë euro për një biletë

Kryesoret

Një i pasur saudit ka shpenzuar 2.6 milionë euro në një biletë gjatë një ankandi për të parë ndeshjen mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

Në miqësoren mes Paris Saint-Germain dhe Arabisë Saudite do të debutojë ylli portugez, Cristiano Ronaldo.

Për ta promovuar këtë miqësore një këshilltar në oborrin mbretëror dhe shef i Autoritetit gjeneral për argëtim në Arabinë Saudite, Turki al-Sheikh krijoi një biletë speciale që e hodhi në ankand e ku do të përfshinte mundësi të ndryshme si foto me futbollistët dhe akses në dhomat e zhveshjes së futbollistëve.

Në fund të ankandit, Al-Sheikh lajmëroi në Twitter që Mushref al-Ghamdi e ka fituar ankandin pasi që ka ofruar 10 milionë rijal apo 2.6 milionë dollarë.

“Urime, e keni merituar, Zoti ua ktheftë më të mira”, ka shkruar sheiku.

Paratë nga ankandi do të jepen donacion për fushatën kombëtare humanitare që njihet si Ehsan.

Paris Saint-Germain do të fitojë 10 milionë euro nga kjo miqësore, për të cilën ka pasur interes për bileta nga 2 milionë njerëz.

Kjo përballje do të jetë një ngjarje e veçantë pasi Ronaldo dhe Messi do të përballën për herë të parë që nga dhjetori i vitit 2020.

Një përballje në të cilën të dy yjet e futbollit do të mbajnë të veshur bluza të tjera.

Miqësorja në mes të dy skuadrave pritet të zhvillohet nesër në orën 18:00 sipas kohës sonë në King Fahd International Stadium.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit