Paris Saint Germain kanë fituar miqësoren në Riad kundër Arabisë Saudite duke e mposhtur me rezultat 4-5.
Ndeshje e cila solli spektakël dhe debutimin e shumëpritur të CR7 i cili shënoi 2 gola.
Protagonistët e ndeshjes ishin të shumtë por valën e golave e nisi Lionel Messi që në minutën e 3 çoi në avantazh ekipin francez.
Megjithatë goli i shpejtë i PSG nuk e demoralizoi ekipin e CR7 i cili ekzekutoi një penallti pas një ndërhyrjeje jo të saktë të Bravos që u dhuroi një mundësi të artë.
Gol i cili barazoi rezultatin dhe hapi zyrtarisht epokën e re të Ronaldos në futbollin arab.
PSG mbeti me një futbollist më pak kur Juan Bernat mori një karton të kuq për shkak të faullit që shkaktoi në lojtarin Al Nasr & Al Hilal all Stars.
Pa mbaruar akoma pjesa e parë në minutën e 43-të Kylian Mbappe dha një asis për Marquinhos i cili gjeti saktë portën për të kaluar ekipin përsëri në avantazh.
Por, Al Nasr & Al Hilal all Stars nuk u dorëzua dhe shënuan gol në minutën e 6-të shtesë të pjesës së parë. Dhe po kësaj here ishte Ronaldo ai që shënoi.
PSG u rikthye në pjesën e dytë me rastin shumë raste dhe gola të tjerë. Në minutën e 53-të Sergio Ramos gjeti portën pas një pasimi nga Mbappe.
Tre minuta më vonë Al Nasr & Al Hilal all Stars, shënoi golin e barazimit. Martinez krosoi për Hyun-Soo që shënoi me kokë për rezultat 3-3.
Rezultat i cili ndryshoi menjëherë me protagonist Mbappe i cili shënoi gol nga penalltia.
PSG shënoi edhe golin e pestë pas një kundërsulmi të shpejt, ku i saktë ishte Ekitike.
Krejt në fund, Talisca i Al Nasr & Al Hilal all Stars shënoi golin e fundit në këtë takim.
Ndeshja përfundoi me rezultat 4-5 ku përveç përballjes pas disa kohësh mes Messit dhe CR7 ata dhuruan edhe gola.