-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Agron Gjekmakaj: Lulashi pret një telefonatë të dashur deputetë

Kryesoret

Lulash është emri i pagëzimit. Më vonë e ndërroi. Allasoj e bëri se asokohe erdhi pluralizmi e duhej një emër i ndërmjetëm që të mos kuptohej në ishte katolik apo musliman.

Lidershipi i partisë së re opozitare i cili vendoste për karrierat e së ardhmes nuk i kishte qejf ata me shenjën e kryqit. Ndaj e bëri deledash. Ca kohe Lulashit i eci kungulli mbi ujë si aeroplanmbajtëse.

Gjet selametin pranë Doktorit, bënte çdo punë të pistë me krenari ai ja shpërblente me bujari. Një ditë u prishën dhe Doktori e dëboi, iku Lulashi e zë nuk lëshoi.

Lulashi është sa rudiment po aq atavizëm.

Ai është sa levantin po aq edhe i trashë. Në sjellje merr cilësimin e parë në dije të dytin. Kultura e tij është thashethemi. Puna e tij është intriga. Qëllimi i tij është vetëm fitimi.

Egoja si mungon do të duket i rëndësishëm, i begenisur, i sajdisur. Trupëshkurtër e topolak po ashtu i ka dhe mendimet. Flet për libra po s’ka lexuar të tillë.

Boton sish po janë vetëm letër. Hiqet si trajnues, si analizues por është vetëm gjobaxhi e pazarxhi. Me kohë e ka kuptuar qysh ecën në këtë botë cicmici atë që se mësoi Nakdomonici.

Ah birinxhi ka bërë një shoqatë safi. Me atë aplikon prej saj mirë jeton. Fonde merr andej këtej. Ajo i jep tagër e bereqet ja mbush jetën me lezet. Prej saj gjykon deputetët , parlamentin vetë politikën hënën dhe galaktikën. Sillet si me namuz po është dordomuz.

Mbi këto gjykime me pas bëhen debate televizve, analiza, reflektime e reagime. Lulashi pret agimin e vet.

Deputeti filan qëndroi deri në aksham. Tjetri ka qënë aktiv e pozitiv. Ai në një qosh nuk bëri kurr osh. Disa u sollën mirë se janë njerëz të dlirë. Një çetë mbeti në kënetë nuk bëri përpjetë.

Deputeti X nuk erdhi në sabah se të dielë qe për gjah. Lulashi thotë se në atë botë një deputet këmbëlehtë pjerdhi dy tre herë dhe salla mori erë! Pastaj gjykon, ndëshkon aprovon deputeti filan me syrin filxhan gjuhën jatagan kurrë nuk gjet derman. Deputeti Pinko Palino foli siç i tha partia tjetri siç do Shqiperia. Nuk gjykon me shoqëria, Babo e njerzia as Doktori e PL-ia po Lulashi dhe shoqata e tia.

Atje në banak Lulashi qesh nën mustak tek drejtuesja i thotë Lulash o personalitet qysh u bë puna gazep dhe deputeti më nuk flet?

Ngrefet Lulashi si i ka hije merr poza zotnije dhe flet pune Shqipnie. Ai pret një telefon që sqarime ti jape Lulashit të ngatë! Ti thotë Zoti Lulash nuk është vertete unë kam bërë shumë perpjete, jam trim me fletë flas se tribun dhe hesht çdo dudum.

Lulashi merr frymë bën si babaxhan! Dale ngadalë se të kam jaran. Raportin tjeter të nxjerr në selamet dhe ymri yt do shkojë te retë. Kij besim tek unë se jam firaun.

Pra kesisoj Lulash iluministi dhe shoqata e tij presin që deputetet të shkojnë pas tij, ta begenisin, ta darovisin, të rendesishem ta konsiderojnë dhe televizionet atë të aprovojnë. Ndaj të dashur kolegë deputet Lulashi nga ju pret, në doni aktiv të dukeni doren në xhep futeni, në doni qelibar të dilni telefonit bini. Lulash Ndreja po ju pret perndyshe ju ben terbiet

Agron Gjekmarkaj deputet që pret gjykimin e Lulashit.

/Analizë satirike

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit