-sidi education-spot_img
27.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Miq me Lindjen e Mesme, përjashtim Irani”, Rama: Europa e bllokuar në vendimmarrje

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka folur për sfidat e Bashkimit Europian dhe rolin e tij në zhvillimet globale gjatë pjesëmarrjes në Forumin Botëror Future Investment Initiative (FII).

Ai u ndal veçanërisht te mënyra se si Europa, sipas tij, po përballet me mungesë vendimmarrjeje të shpejtë dhe të unifikuar, pavarësisht kapaciteteve të saj ekonomike dhe politike.

“Kur bëhet fjalë për Europën dhe rolin e Europës, gjithçka thuhet me shumë qartësi çfarë mungon, çfarë ka pasur Europa, por ka një gjë që në fakt është problemi numër 1 i Europës dhe që Europa nuk po ia del ta trajtojë, që është politika. Kapaciteti për të pasur një vizion të përbashkët, aftësia për të marrë vendime të përbashkëta, aftësia për të zbatuar në kohë gjithçka që është vendosur. Pra, kur bëhet fjalë për atë që thatë apo për Ngushticën e Hormuzit, në fakt të bën të shohësh se si Europa është brenda dhe jashtë, është aty, por nuk është aty. Edhe kur bëhet fjalë për krizën më të madhe me të cilën Europa është përballur që pas Luftës së Dytë Botërore. Europa që qëndron krah Ukrainës është gjëja e duhur për t’u bërë, por Europa që nuk flet me Rusinë për kaq shumë vjet, tregon edhe njëherë se cili është problemi me të cilin duhet të përballet Europa”, u shpreh Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit