Lundrimi i trageteve që do të niseshin në darkë është anuluar dhe nuk do të nisen as nga Durrësi në drejtim të Barit dhe as nga Bari drejt Durrësit.
Udhëtimi sonte me traget do të pezullohet për shkak se është njoftuar stuhi detare.
Në qytetin e Durrësit nuk ka probleme për momentin, nuk ka dalje nga shtrati të lumenjve Erzen dhe Ishëm.