-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Chelsea “i pangopur”, kërkon nga Barcelona Franck Kessie

Kryesoret

Ekipi anglez, Chelsea po vazhdon të jetë klubi më aktiv në afatin kalimtar të janarit.

Klubi londinez deri më tani ka nënshkruar me David Datro Fofana, Benoit Badiashile, Andrey Santos, Joao Felix dhe Mykhailo Mudryk dhe Noni Madueke.

Megjithatë, Graham Potter dëshiron tani që të përforcohet edhe me një mesfushor qendror. Moises Caicedo është synimi por Brightoni nuk e dëshiron shitjen e tij.

Sipas “Sport”, Franck Kessie po konsiderohet tani si një alternativë, nëse “Blutë” nuk ia dalin të nënshkruajnë me Caicedon.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë nuk është në planet e Xavit dhe një largim i tij duket i mundur.

Mediumi spanjoll raporton se Chelsea është i gatshme të përfshijë Hakim Ziyechin në marrëveshje, e cila do të ishte një shkëmbim.

Marokeni pati paraqitje të mira në Kupën e Botës, por pas ardhjes së Mudryk dhe Madueke këtë javë, ditët e tij në ekip duken të numëruara.

Në anën tjetër, pas kalimit të Memphis Depayt te Atletico Madridi, Barcelona ka hapësirë për të shtuar një sulmues në skuadër dhe që mund të jetë Ziyechin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit