Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga foltorja në Pallatin e Kongreseve në Kuvendin Kombëtar të partisë tha se forca që drejton ka program për të qeverisur vendin.
Akuzoi se mediat po nxijnë me urdhër të Edi Ramës Partinë Demokratike. Premtoi dyfishim të pensioneve dhe renditjen e Shqipërisë në krye të vendeve të rajonit.
“35 vite më parë përmbysëm një diktaturë, diktaturën më oruelliane të Evropës së bashku, tani do përmbysim diktaturën e Edvin Ballukut, diktaturën më të shëmtuar midis diktaturave autokratike” tha ai.
LIVE-Berisha: Kam bërë gabime! Beteja finale për rrëzimin e Ramës









