Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të jetë i pranishëm në seancën e Qeverisë serbe për të folur për takimin që zhvilloi me përfaqësuesit nga BE dhe SHBA.
Me ftesë të kryeministres Ana Brnabiç, ai do të paraqitet nesër në seancë në orën 11:00, raportojnë mediat serbe.
Vuçiç e cilësoi takimin me “pesëshen” perëndimore si një nga ditët më të vështira për Serbinë.
Ai paralajmëron konsultime dhe shpreson për unitet, vijon raportimi i mediave serbe.