-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ E kishte paralajmëruar bashkëshortin, 55-vjeçarja e mbytur në Skrapar vuante nga depresioni!

Kryesoret

Është gjetur e mbytur në ujërat e lumit në fshatin Rehovë, Skrapar, 55-vjeçarja e cila ishte denoncuar e zhdukuar nga bashkëshorti i saj një ditë më parë.

Shtetasja Sheqere Llahi dyshohet së është vetëmbytur më datë 21-01-2023, pasi nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Sipas dëshmive të familjarëve, 55-vjeçarja prej disa kohësh kishte shfaqur shenja depresioni dhe shpesh ishte shprehur se do të mbytej në lumë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Skrapar/ Më datë 21.01.2023, në fshatin Gjerbës, Skrapar, në ujërat e lumit në fshatin Rehovë, Skrapar, dyshohet se është vetëmbytur në ujë, shtetasja Sh.Ll., 55 vjeçe, banuese në fshatin Rehovë, Skrapar.

Trupi i pajetë i 55-vjeçares është nxjerrë nga uji, dhe nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Për shtetasen Sh.Ll., më datë 21.01.2023, ka njoftuar bashkëshorti i saj se është larguar nga banesa. Nga deklarimet e familjarëve shtetasja Sh.Ll., prej disa kohësh kishte shfaqur shenja depresioni, dhe në vazhdimësi ishte shprehur se do të mbytej në lumë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit