-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Moti i keq/ Ministria e Mbrojtjes: Po punohet për zhbllokimin e 3 akseve

Kryesoret

Ministria e Mbrojtes ka bërë bilancin e fundit në lidhje me motit e keq i cili tashmë prej ditësh ka pushtuar vendin. Ministria njofton se po punohet për zhbllokimin e aksit Bogë-Theth, Qafë Thore-Theth, Dushaj-Lekbibaj.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Mbrojtjes:

Në të gjithë territorin e vendit ka patur përmirësim të dukshëm të situatës që u krijua gjatë këtyre ditëve nga moti i keq. Nuk ka banesa nën ujë në Shkodër e Lezhë, por forcat e emergjencave civile, të ndihmuara edhe nga efektivë të FA po qëndrojnë pranë banorëve në zonat, ku ka patur kërkesë për ndihmë.

Po punohet me borëpastruese nga firmat kontraktore dhe ARRSH për zhbllokimin e disa akseve në veri të vendit, në Bogë-Theth, Qafë Thore- Theth, Dushaj-Lekbibaj dhe kriposjen e disa akseve ku ka prani bore. Në të gjitha akset rrugore kombëtare qarkullimi është i lirë.

Janë dërguar ndihma nga Rezervat e Shtetit si: ushqime, batanije, e çadra për familjet në 4 bashkitë e prekura nga tërmeti i 15 janarit në qarkun e Dibrës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit