Petrit Jashari është 22-vjeçari i cili humbi jetën tragjikisht pas një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali.
Kamioni që drejtonte i riu Shqiptar ka dalë nga rruga dhe ai u hodh nga makina për të shpëtuar por ra 20 metra në shkëmbin përgjatë lumit Burano.
Pavarësisht ndërhyrjen së menjëhershme të ekipeve të shpëtimit nuk kishte asgjë për të bërë.
Nuk përjashtohet që shkaku i aksidentit të ketë qenë moti i keq, ku reshjet e borës kanë përfshirë të gjithë vargun e Apenineve gjatë natës dhe deri në agim.