-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Udhëtoi drejt Anglisë me gomone dhe humbi gjithçka, kapet shqiptari në shtëpinë e barit

Kryesoret

Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar në zonën e Workington në Britani pasi u kap brenda një shtëpie bari.

Sipas mediave britanike ky është plantacioni i dytë i zbuluar në zonë në harkun kohor prej një jave.

Disa ditë më parë u arrestuan 4 persona përgjegjës për mbi 200 bimë narkotike me vlerë rreth 400 mijë paundë.

20-vjeçari i identifikuar si Din Truni ishte përgjegjësi i vetëm i ambientit, teksa brenda shtëpisë ishin vendosur të gjitha pajisjet e nevojshme për rritjen e bimëve si ngrohëse, drita dhe pleh kimik.

Brenda shtëpisë u gjetën dhe sekuestruan rreth 200 bimë kanabis me vlerë nga 56 mijë deri në 177 mijë paundë.

Truni kishte arritur në Britani para 2 muajsh me anë të një gomoneje dhe se gjatë udhëtimit kishte humbur gjithçka.

Sipas tij kjo e shtyu të pranonte të kultivonte kanabisin.

20-vjeçari është dënuar me 8 muaj burg për rolin e tij në veprimtarinë e drogës dhe rrezikon kthimin në Shqipëri pas vuajtjes së dënimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit