-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës, reagon Bardhi!

Kryesoret

Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ministren e Jashtme, Olta Xhaçka ku shprehet se, Edi Rama dështoi për të mbrojtur mandatin e Xhaçkës me një vendim antikushtetues të Kuvendit.

REAGIMI I PLOTË I BARDHIT:

Edi Rama dështoi për të mbrojtur mandatin e Olta Xhaçkës me një vendim antikushtetues të Kuvendit. Kërkesa jonë që vendimi për vlefshmërinë e mandatit te deputeti i takon vetëm Gjykatës Kushtetuese u pranua. Tani, Edi Ramës i duhet ta dorëzojë investitoren e vet strategjike me mandat deputeti para Gjykatës Kushtetuese.

Ky është vetëm akti i parë i një beteje që duhet të përfundojë me një vendim tjetër te pavarur e të pandikuar për t’i hequr Olta Xhaçkës mandatin e deputetit për shkelje të rëndë të Kushtetutës. Kush përfiton në mënyrë antiligjore nga pasuritë publike duhet të mbajë përgjegjësi!

Trajtim i pasurisë kombëtare si plaçkë personale e Kryeministrit për ministrat dhe familjarët e tyre duhet të ndëshkohet. Ky është vendimi që presin qytetarët nga drejtësia!

Del vendimi i Kushtetueses për mandatin e Olta Xhaçkës!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit