-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Del në shitje topi “Dora e Zotit” në SHBA, vlera fillestare 550 mijë dollarë

Kryesoret

Një tjetër kujtim legjendar i karrierës së argjentinasit, Diego Armando Maradonës do të vendoset në ankand.

Ajo lidhet me Botërorin e largët të vitit 1986.

Në maj të vitit 2022, fanella e Maradonës me numrin 10, të cilën e kishte veshur në çerekfinale të Kupës së Botës në atë vit u shit për 8 milionë euro.

Ndërkohë sot doli lajmi se në ankand ka dalë edhe topi i “Dorës së Zotit”.

Tabloidi britanik “The Sun” raporton se topi i markës Adidas do të vendoset në shitje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes Goldin pasi nuk arriti të merrte ofertë të kënaqshme në Londër, ku për këtë top i ofruan pak më shumë se 2 milionë euro.

Topi i shfryrë është mbajtur që nga 22 qershori 1986 nga arbitri i ndeshjes tuniziani, Ali Bin Nasser, i cili nuk e vuri re se Maradona kishte shënuar me dorë.

Vlera fillestare e shitjes së topit në muajin shkurt do të jetë 550 mijë dollarë, ndërsa më pas do të pritet se sa do të ofrojnë ofertuesit për topin që ka lënë gjurmë në histori të futbollit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit