Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa bëri të ditur se grupi i ish-kryeministrit Berisha do të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor për të zbardhur lidhjet e mundshme të kreut të qeverisë, Edi Rama me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal.
Në një intervistë televizive, Zhupa tha se nuk ka besim në drejtësinë e re dhe nuk do t’i drejtohet SPAK për këtë çështje, ndaj kanë vendosur për të kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor.
Bardhi i drejtohet SPAK-ut: Hetoni Ramën për korruptimin e zyrtarit të FBI-së
E pyetur nëse kjo ishte një kundërpërgjigje e Berishës ndaj kallëzimit të qeverisë për 21 janarin, Zhupa tha se ata nuk kanë aq “pushtet” për të ndikuar në hetimet dhe zhvillimet në SHBA.