-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

UEFA vendos për ekipet ruse/ “Superkupa e Evropës” nuk do të zhvillohet në Rusi!

Kryesoret

Ndalimi i ekipeve ruse në turnetë evropiane do të mbetet në fuqi. Sipas gazetarit të Sky Sports, Rob Harris, UEFA do të mbajë pezullimin ndërsa ngjarjet në Ukrainë vazhdojnë. Dënimi nuk ka gjasa të hiqet derisa situata të zgjidhet.

Sot, RFU Federta Ruse e Futbollit dhe UEFA duhej të diskutonin mundësinë e kthimit të ekipeve ruse në ndeshjet ndërkombëtare. Kujtojmë se më 28 shkurt 2022, UEFA dhe FIFA pezulluan klubet dhe ekipet ruse nga pjesëmarrja në garat ndërkombëtare.

UEFA nuk ndalon ndërkohë ofensivat e saj drejt Rusisë, ku pasi vendosi të lërë sërish jashtë kompeticioneve evropiane, tashmë dhe Superkupa e Evropës, nuk do të zhvillohet aty ku ishte planifikuar, në Kazan të Rusisë.

Sipas asaj çka raportojnë mediat, UEFA ka vendosur të kërkojë një “kandidat” të ri për vendin organizator të Supërkupës së Evropës, për vitin 2023. Kujtojmë se, Superkupa e Evropës është një përballje mes fituesit së Champions League dhe atij të Europa League, “galaktikët” e Real Madrid, të cilët janë mbajtësit aktual të këtij trofeu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit