-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmet në veri/ Ekspertët e sigurisë: Serbët synojnë të largojnë Policinë e Kosovës!

Kryesoret

Serbë me të kaluar kriminale po sulmojnë policinë e Kosovës me qëllim largimin e strukturave të shtetit nga veriu i vendit, vlerësojnë ekspertët e Sigurisë në Prishtinë, duke analizuar incidentin e të hënës në Leposaviq. Ata thonë se këta persona veprojnë me udhëzimë të Bogradit zyrtar.

Forcat Speciale të Kosovës përforcuan me blloqe betoni postbllokun në rrugën kryesore Mitrovicë-Leposaviq, ku të hënën u detyruan të qëllojnë ndaj një makine ku udhëtonin dy serbë lokalë, të cilët u përplasën mjetet e Policisë për të shmangur kontrollin me dyshimin për kontrabandë.

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, thotë se reagimi i efektivëve të Policisë ishte i duhuri dhe konform ligjit, ndryshe nga sa pretenduan zyrtarët në Beograd.

Sulmet e vazhdueshme nga serbët ndaj strukturave të shtetit, sipas ekspertëve të çështjeve të Sigurisë, synojnë të largojnë prezencën e pjesëtarëve të policisë së Kosovës nga veriu i vendit. Njohësit e çështjeve të sigurisë vlerësojnë se këta persona me të kaluar kriminale veprojnë me direktiva të Beogradit zyrtar.

Incidentet kanë qenë të vazhdueshme në Veri të Kosovës, ku përgjatë muajit dhjetor serbët lokalë mbajtën të bllokuara rrugët për më shumë se tre javë pas arrestimit të një efektivi serb të Policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit