Grupi i PD-së i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj i kërkon drejtësisë shqiptare që të hetojë Edi Ramën në lidhje me dosjen e arrestimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së. Deputetja Oriola Pampuri akuzoi se kryeministri i Shqipërisë e korruptoi zyrtarin e FBI-së për të sajuar çështje kundër PD-së për lidhje me para dhe financim rus.
“Në këtë rast preket edhe Shqipëria. Sot është koha që të flasë drejtësia shqiptare. Qytetarët duhet të shohin paanshmërinë e drejtësisë së reformuar tani që provat ligjore janë certifikuar. Pas zgjedhjeve të 2017 me ndërmjetësimin e Agron Nezës dhe Dorian Duçkës korruptoi agjentin e FBI-së për të ngritur çështje kundër të PD-së në SHBA.
Njeriu që i pagoi agjentit 2225 mijë dollarë cash është pronari i kompanisë që kaloi fondet ruse për agjentin e FBI-së. Pas 5 viteve fushatë në SHBA dhe Shqipëri, shqiptarët e mësuan se as PD dhe as ndonjë drejtues i saj nuk lidhje me akuzat e gatuara në zyrën e Edi Ramës” tha Pampuri.