Banorët e Bërxullësditën e sotme kanë dalë sërish në protestë përpara kryeministrisë për të protestuar kundër ndërtimit të rrugës Thumanë-Kashar. Banorët nuk janë dakord me vlerën e shpronësimit për banesën dhe tokën.
“Nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Prandaj ne po protestojmë sërish përpara kryeministrisë. Siç janë shprehur edhe banorë të tjerë nëse nuk marrim përgjigje do të kalojmë në përshkallëzim.” tha një banore për mediat
Ndërkohë një tjetër banore i bëri thirre zv.kryministres Belinda Balluku që t’ju japë përgjigje.
“I kërkojmë Ballukut të mos rri në petkun e ndyrësirës por të na jap përgjigje. Ne do ta mbrojmë pronën me gjak. “