-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lajçak “abonohet” në Prishtinë! Në tryezë plani franko-gjerman

Kryesoret

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, mbrëmjen e sotme do të jetë në Prishtinë. Për këtë vizitë ende nuk ka detaje të hollësishme, por diplomatët në Bruksel pohojnë se edhe këtë vizitë duhet parë si vazhdim të përpjekjeve dinamike për të bindur palët që të pranojnë propozimin evropian për marrëveshjen bazë për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Nga Qeveria e Kosovës ende nuk e kanë konfirmuar vizitën e Lajçakut në Kosovë. Lajçak, por edhe shefi i diplomacisë së BE-së publikisht kanë mirëpritur qëndrimet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, sa i përket propozimit evropian, apo siç njihet edhe si plani franko-gjerman. Kjo gjë lë përshtypjen se tani duhet të punohet më shumë edhe me përfaqësuesit e Kosovës.

Më 23 janar, Vuçiç deklaroi se propozimi i BE-së është kornizë e re negociuese për Serbinë. Vizita e së mërkurës vjen disa ditë pasi Lajçak, së bashku me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe këshilltarët për politikë të Jashtme të Francës dhe Gjermanisë dhe të Italisë. Për ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi, që ndërmjetësohet nga BE-ja, Borrell ka diskutuar para ministrave të Jashtëm të bllokut gjatë 23 janarit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit