-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Autorët e rrahjes ende në arrati! Gazetari: Do ta vazhdoj misionin me pasion

Kryesoret

Gazetari Elvis Hila, i cili u dhunua pasditen e djeshme në Lezhë për shkak të detyrës në një postim në Facebook shprehet se këto veprime nuk e pengojnë misionin në shërbim të së vërtetës.

Pre e sulmit ra edhe bashkëshortja e tij. Gazetari ka bërë kallëzimin në polici dhe dy autorët, Paulin Përgjini dhe Indrit Ameri, që janë shpallur në kërkim.

Te nderuar miq, koleg e bashkepunetor. Ju falenderoj per mbeshtetjen, pas incidentit te ndodhur nje dite me pare per shkak te detyres time si gazetar.

Reagimi i strukturave ligjzbatuese ka qene i menjehershem dhe kam besim ne zbardhjen e ngjarjes, e cila eshte nje goditje e rende per fjalen e lire.

Keto veprime nuk e pengojne misionin tim ne sherbim te se vertetes, pune te cilen e bej me plot deshire dhe pasion prej 12 vitesh” shkruan ai.

Gazetari Elvis Hila është dhunuar për një lajm që publikoi për Fran Amerin. Ky i fundit u dënua me një vit burg pasi kishte prodhuar një vendim gjyqësor të falsifikuar. Ameri u gjet fajtor për veprën penale “falsifikim dokumentesh”.

“Më goditën me grushte dhe shkelma”/ Zbardhet dëshmia e gazetarit Elvis Hila që u dhunua!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit