-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Dorian Duçka kushëriri i parë i Metës”, Kryemadhi: Te ne ishte i rregullt, u bë lobist i Ramës

Kryesoret

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediat jashtë sallës së Kuvendit tha se kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla duke thënë se është mercenare e Ramës.

Kryemadhi foli edhe për Dorian Duçkën, për të cilin tha se ai është një kushëri i Ilir Metës dhe për sa kohë ka qenë pjesë e LSI-së ka qenë i rregullt, kur e thirri Rama u bë një lobist i tij.

“Dua t’ju falenderoj për hapësirën që na jepni, pasi parlamentin e ka bllokuar Nikolla, si një mercenare e Ramës.

Si deputete e thjeshtë, është e disata herë që na hiqet e drejta e fjalës. Sot do të diskutonim për gazrat që lëshohen në venddepozitime të vjetra të Sharrës. S’na u dha u drejta për të diskutuar, por as për të marr përgjigje.

Rasti i Erisa Xhixhos, një kryeparlamentare që nuk është aftë të administrojë, të largohet dhe të zgjedhin Ballën, do ishte më etike”, u shpreh Kryemadhi.

A ka mundësi ta dimë pse Rama ka kaq frikë kur është i pastër.

Më vjen keq për vendin tim, kam shumë dëshirë që ndërkombëtarët që na kanë treguar ligjin, a mund të na tregojnë se çfarë po ndodh me Ramën që vjedh paratë e shqiptarëve.

A ka Dorian Ducka, lidhje me partinë e LSI, tani PL?

“Dorian Duçka është djali i hallës së Ilir Metës. Sa ishte në LSI ishte i rregullt.

Në momentin që Edi Rama e ftoi si zyrtar edhe Duçka u bë një lobist i Ramës që bënte të gjitha porositë e tij.

Kjo është një çështje që i përket drejtësisë”, tha ndër të tjera Kryemadhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit