Gjykata e Durrësit ka vendosur masën “arrest në burg” ndaj 3 personave të cilët tentuan të fusin në burg lëndë narkotike dhe telefon.
Të arrestuarit janë Denis Hoxhën, Ermir Avdija dhe Marius Plaku.
Ndërkohë SH.K.B.B në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, pas një hetimi intensiv bëhet me dije se është arritur dokumentimi i plotë i veprës penale të parashikuar nga neni 324/a paragrafi 2 të Kodit Penal, e konsumuar nga këta tre shtetas.
Hetimet vijojnë për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë dhe dokumentimin e plotë të veprës penale.