-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryeministri suedez pas tensioneve me Turqinë: Dera e NATO-s nuk është e mbyllur

Kryesoret

Kryeministri suedez, Ulf Kristerson u shfaq sot optimist për anëtarësimin e vendit të tij në NATO pavarësisht mosmarrëveshjes së vazhdueshme me Turqinë.

“Ekziston një mundësi, padiskutim,” i tha Kristersson agjencisë suedeze të lajmeve TT, sipas një raporti sot. 

Ai nuk vendosi një plan kohor për këtë, ai tha se shpreson që kjo “të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur”.

Në fillim të kësaj jave presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan tha se Suedia nuk mund të llogarisë më në mbështetjen e vendit të tij për anëtarësimin në NATO, pasi një person i ekstremit të djathtë dogji një Kuran pranë ambasadës turke në Stokholm.

Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO vitin e kaluar. Deri më tani, 28 nga 30 vendet e Aleancës kanë miratuar aplikimet e dy vendeve nordike, ndërsa Hungaria dhe Turqia ende nuk i kanë ratifikuar ato.

“Kjo do të ishte shumë e keqe për sigurinë e Suedisë nëse zgjat më shumë se sa është absolutisht e nevojshme”, tha kryeministri suedez.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu pati një ton pesimist më herët sot. Takimet trepalëshe me Suedinë dhe Finlandën “nuk do të kenë asnjë kuptim në këtë klimë”, u tha ai gazetarëve në Ankara.

Sipas Cavusoglu Suedia duhet të ndërmarrë hapa konkretë pa specifikuar se kur do të rifillojnë bisedimet.

Turqia akuzon dy vendet nordike për mbështetje të grupeve që Ankaraja i konsideron terroriste dhe po kërkon të ekstradojë disa të dyshuar mes kërkesave të tjera.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit