-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dosja e Ramës dhe McGonigal, hetimet në rrezik

Kryesoret

Pas arrestimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal në SHBA kanë dalë detaje të reja në dosjen e këtij të fundit ku përfshihet edhe Dorian Duçka.

Dosje e cila përmban elementë të rrezikshëm për të cilin po flitet më pak për shkak se çështja është fokusuar te Rusia dhe Shqipëria.

Ky element bën fjalë për ndikimin kinez te McGonigal dhe Edi Rama.

Në lidhje me rastin ka folur edhe analistja e njohur e sigurisë dhe ish-kolegia e McGonigal, Tracy Walder.

Walder tha se arrestimi i ish-kolegut mund të jetë një nga rastet më të rënda në historinë e minimit të FBI-së.

Në dosjen hetimore amerikane theksohet se McGonigal ka punuar për një shqiptar të punësuar nga një konglomerat kinez i energjisë.

Sipas dosjes personi që McGonigal ka punuar është këshilltari i ngushtë jozyrtar i kryeministrit Edi Rama, Dorian Duçka ku sipas dosjes hetimore përdorte pasaportën dhe emailin zyrtar të qeverisë.

Walder tha se Kina nuk ishte një prioritet i madh në atë kohë. Sipas saj, edhe pse McGonigal ishte përgjegjës për kundërzbulimin në Azi nuk dukej shumë i investuar në atë që po bënte FBI.

Informatorët e CIA-s në Kinë nisën të arrestoheshin ose të vriteshin.

Hetimi zgjati dy vite dhe personi që u zbulua ishte një punonjës i CIA-s, i quajtur Jerry Lee. Ky i fundit u jepte kinezëve emrat e burimeve të CIA-s në Kinë dhe Charlie McGonigal ishte personi që ishte ngarkuar për zbulimin e tij.

Walder thotë se një vlerësim për dëmet që McGonigal i ka shkaktuar FBI-së do të kërkojë muaj në mos vite.

Më pas ishte kontributi i McGonigal në hetimin për ndërhyrjen ruse gjatë zgjedhjeve të vitit 2016.

Walder ka frikë se emrat e spiunëve dhe burimeve amerikane jashtë shtetit mund të jenë gjithashtu në rrezik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit